Buffon: Italia duhet ta ftojë Balotellin

Portieri i Juventusit, Gianluigi Buffon ka folur për mundësinë e kthimit në Kombëtare të sulmuesit Mario Balotelli.

Në një intervistë për Tiki-Taka, Buffon theksoi se Balotelli meriton të grumbullohet me Kombëtaren “axurre”.

 “Balotelli në ekipin Kombëtar? Mendoj se Mario, për atë që ka bërë në dy vitet e fundit, meriton vëmendje dhe duhet të merret në konsideratë. Në fund të fundit po flasim për një talent që ndoshta kurrë nuk e përmbushi potencialin e tij, por futbolli italian shpreson se ai tashmë është më i matur”, tha ai.

Trajneri i Italisë, Luigi Di Bagio shumë shpejtë pritet të publikojë listën e futbollistëve për dy ndeshjet miqësore ndaj Argjentinës dhe Anglisë që zhvillohen në fund të marsit.