Familja Mbretërore në panik, Meghan Markle ka një të fshehtë të errët

Familja Mbretërore është tronditur nga një lajm i sapo publikuar nga mediat e huaja botërore rreth nuses së tyre të ardhshme.

Partnerja dhe bashkëshortja e ardhshme e princ Harry është autorja sekrete e një blogu të quajtur ‘The Working Actress’ në të cilin ajo shkruante për jetën dhe sekretet e karrierës së saj në Hollywood.

Nuk është bërë e ditur se kush e zbuloi këtë anë të errët të saj të cilën ajo e ka mbajtur të fshehtë nga familja Mbretërore, por të pyetur rreth këtij skandali ata nuk kanë pranuar të japin komente.

Në këtë blog ish aktorja ka treguar për stilin e saj të varfër të jetesës, se si dehej me verë të lirë, për skenat intime në filmat ku ka marrë pjesë, për urinë, pjesët intime të trupit si edhe për marrëdhëniet seksuale. Ajo në shkrimet e këtij ditari online e konsideronte veten si ‘vajza me gjoksin magjik’ ku krahas përshkrimit të jetës së saj, përdorte fjalë në zhargon si edhe sharje.

Menjëherë pas publikimit të këtij lajmi në median angleze ky blog është fshirë pa lënë gjurmë dhe postimet e bëra gjatë gjithë këtyre muajve janë të pa klikueshëm.