E trishtë në Elbasan: shkon të shohë xhaxhanë e vdekur në morg, bie përtokë i vdekur

Një dramë e vërtetë ka ndodhur në Elbasan. Shkon të shohë xhaxhain e vdekur në morg, por ndërron jetë një 44 vjeçar. Ngjarja u regjistrua një ditë më parë. Astrit Osmani 44 vjeç me banim në këtë qytet, mësoi me hidhërim se, xhaxhai i tij, Riza Osmani, i cili prej kohësh vuante nga zemra, ka ndërruar jetë në spital. Ai ka shkuar që ta shohë atë në morgun e qendrës spitalore. Por pikërisht aty ka ndodhur gjëma, shkruan infoelbasani. Ai ka pësuar atak kardiak dhe ka ndërruar jetë në pak sekonda. Ngjarja ka shokuar familjarët dhe personelin mjekësor, që janë përpjekur ta rikthejnë në jetë. Por ka qenë e pamundur. Ekspertët dhe një grup hetimor kanë kryer ekzaminimet përkatëse dhe nga të dhënat paraprake ka rezultuar se 44 vjeçari ka ndërruar jetë si pasojë e atakut kardiak.