FOTO/ Ja kush është njëri nga dy të rinjtë e arrestuar për sulmin me thikë nga trajnerit Gjoka

Policia e Shtetit publikoi pak më parë, emrat e dy agresorëve që sulmuan me thikë trajnerin e Vllaznisë, Ernest Gjoka.

Ata ishin Nehat Fojleta, 19 vjeç, banues në Shkodër dhe Sehar Xhenje, 21 vjeç, banues në Shkodër.

Policia nuk e ka zbuluar ende shkakun e kësaj ngjarjeje.

Në faqen e tij në Facebook, një nga agresorët, Sehar Xhenje, tregon se është i apasionuar pas makinave dhe motorave, teksa ka shumë foto me mjete të ndryshme.