FOTO/ Italia e bukur: Por vilat madhështore kanë nisur që të rrënohen

Një fotografe italiane ka arritur që të sjellë disa imazhe të trishta nga disa prej vilave më të bukura në vend.

Ato po shemben për shkak të peshës së kohës, por edhe sepse janë braktisur prej kohësh.

Eleonora Costi nga Firence fillimisht fotografoi Vilën Napoleone të shekullit të 14-të pranë Milanos.

Më pas interesi i saj u shtua.

Në një album të posaçëm, ajo ka fotografuar së paku 50 vila të lëna në mëshirë të fatit.