VIDEO/ Espanjol-Real Madrid, plasin polemikat. Shihni golin e anuluar dhe gjykojeni vetë

Java e 25-të e La Liga-s spanjolle mbyllet me ndeshjen që po luhet në këto momente mes Espanjolit dhe Real Madridit, shkruan SYRI.net.

Pa Ronaldon në fushë, Reali nuk arrin dot të shënojë. Pjesa e parë mbyllet pa gola.

Espanjoli në fakt e gjeti golin në minutën e 33-të, por u anulua nga gjyqtari. Ky rast solli mjaft polemika.