Guardiola nuk tërhiqet, bën këtë deklaratë të fortë

Pep Guardiola i sfidoi edhe njëherë autoritetet me mbajtjen e fjongos simbolike në finalen e Kupës së Ligës kundër Arsenalit në “Wembley”, në mbështetje të pavarësisë së Katalonjës.

Pavarësisht se është ngritur një akuzë nga Federata Angleze ndaj tij për përcjelljen e mesazheve politike në futboll, trajneri katalanas i Cityt tha: “I pranoj gjobat. Unë jam një njeri dhe në Katalonjë ka 4 burra në burg. Kjo fjongo do të jetë gjithnjë me mua. Nuk ka lidhje me politikanët, por me demokracinë. Përpara se të jem një trajner, unë jam një njeri”.