Zv.Kryeministri e pranon: Shteti është i kapur

Nisma Socialdemokrate po shënon katër vjetorin e themelimit. Kryetari i këtij subjekti, Fatmir Limaj, ka thënë se formimi i Nismës Socialdemokrate katër vite me parë po del të ketë qenë vendim i drejtë.

Limaj thotë se Kosovës i ka munguar një alternativë politike, e cila është afër qytetarit dhe e cila mbështetë të riun e bujkun.

“Ne besonim fort se Kosovës i mungon një alternativë politike, e cila është afër qytetarit dhe e cila mbështet të riun, studentin dhe bujkun parti e cila është zë i atyre që nuk kanë mundësi të punojnë dhe ka nevojë për ndihmën e shtetit. Katër vite me pas po e dëshmojmë se vendimi ynë për të themeluar një subjekt politikë ka qenë i drejtë dhe i qëlluar. Sot, Nisma është zgjeruar anë kënd vendit. Nuk ka subjekt politikë në këtë pjesë të Evropës që në këto katër vite në kushte rrethana sic janë në Kosovë të ketë sukses kaq të madh”, ka thënë Limaj gjatë fjalimit drejtuar simpatizantëve të Nismës.

Më tutje, ai ka numëruar sukseset e Nismës në këto vite.

“Nisma Socialdemokrate është në mbi gjysmën e komunave pjesë e qeverisjeve komunale dhe kjo tregon që fryma Socialdemokrate është futur në cdo fshat dhe qytet të Kosovës. Për katër vite sot janë mbi 250 zyrtarë të nivelit lokal e qendror që kanë marrë përgjegjësi për të drejtuar nivelin lokal dhe qendror. Jemi parti e cila e ka grupin e saj parlamentar në Kuvend të Kosovës. Poashtu jemi pjesë e Qeverisë në nivel qendror”, ka shtuar Limaj.

Limaj ka thënë se plani i Nismës është që brenda tri vite cdo qytetarë të ndihet krenar me vendin duke shtuar se me fitoren e Nismës fiton Kosova.

Sipas tij, pas demarkacionit Nisma do të angazhohet fort për "çkapjen e shtetit".