‘Cristiano Ronaldo duhet të pushojë!’

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, ka lënë pushim për ndeshjen e radhës në kampionat portugezin Cristiano Ronaldo, duke qenë se javën e ardhshme Reali do të luajë ndeshjen e kthimit me PSG-në.

Sulmuesi portugez nuk është në listën prej 19 futbollistëve që tekniku francez ka thirrur për takimin ndaj Espanyol, ndërkohë që konfirmohen Gareth Bale dhe Karin Benzema.

“Është shumë e rëndësishme që Ronaldo të jetë në ‘top formë’. Ai e di që hera pas here duhet edhe të pushojë”, deklaroi në konferencën për shtyp Zidane, duke sqaruar se është një zgjedhje e konsultuar.

“Ai e di mirë sepse ne flasim, si gjithnjë dhe biem dakord për shumë gjëra”, shtoi më tej Zidane.

Kjo është hera e dytë që Ronaldo është lënë pushim në 3 ndeshjet e fundit.