Nuk i gjejnë venat për injeksionin, shtyhet ekzekutimi i të dënuarit...

Më shumë se 12 shpime në trup në dy orë në përpjekje për injektimin vdekjeprurës ndaj një të dënuari me vdekje në Alabama. Në fund, duke mos “i gjetur” venën, ekzekutimi i Doyle Hamm, i sëmurë me kancer, është shtyrë.

Avokatët e tij kanë shpjeguar që në venat, e dobësuara nga përdorimi i drogës dhe nga sëmundja, nuk ishte e mundur të penetrohej gjilpëra me substancën vdekjeprurëse.

“Ishte një akt torture”, kanë denoncuar avokatët.

Dy ekipe të ndryshme mjekësh, kanë provuar pa sukses për dy dorë e gjysmë për të gjetur një venë për të injektuar substancën.

 Avokatët kishin paralajmëruar autoritetet e Aalabamës, se klienti i tyre, i dënuar për një vrasje të ndodhur në vitin 1987, ishte i sëmurë prej kohësh dhe se kishte abuzuar gjatë me drogën, dy arsye që e kishin bërë më të vështirë vijimin e ekzekutimit me vdekje përmes injeksionit.

 Autoritetet shtetërore, ishin përgjigjur se e dinë atë që po bëjmë. Ndërkohë, nuk është caktuar akoma data për ekzekutimin e ri