FA shpëton nënën e dy fëmijëve, ja reagimi i Ramës...

Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur punën e ushtarëve të Forcave të Armatosura, të cilët për gati dy ditë janë përballur me motin e keq duke iu ardhur në ndihmë banorëve të izoluar si shkak i reshjeve të dëborës.

Rama ka publikuar një foto ne rrjetin social ku tregon përpjekjet e tyre për të shpëtuar njerëzit në nevojë emergjente.

Komenti i Edi Ramës

HERONJTË E DITËS – Pas 3 orësh ecje në këmbë, FA shpëtojnë nënën e sëmurë të dy fëmijëve në fshatin Tejdrinë të Kukësit

Nëna 38-vjeçare, paraqitej me temperaturë të lartë trupore, 40 gradë dhe e kishte të pamundur të transportohej për në spital për shkak të bllokimit të rrugës nga bora.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, efektivët e Brigadës së Mbështetjes Rajonale të Kukësit u nisën drejt fshatit Tejdrinë, për ta dërguar më pas në spitalin e Kukësit, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.