VIDEO/ Rrëshqitje masive dherash në Currila

Pavarësisht mbjelljes së pemëve të reja në zonën e Kodër Vilës në Durrës, kjo nuk e ka ndalur erozionin gjatë këtij viti.

Mjaftuan pak reshje shiu gjatë natës dhe dherat kanë rrëshqitur tejposhtë kodrës në segmentin rrugor. Në të gjithë gjatësinë e kodrës vihet re se ka pasur rrëshqitje masive të dherave e të baltës nga lartësia.

Balta argjilore ka mbërritur deri në rrugë, ndërsa situata e reshjeve e përshkallëzon edhe më shumë fenomenin e erozionit. Një punëtor i bashkisë gjendej në ish-shëtitoren duke hapur shteg, por nga rrëshqitjet masive është pothuajse e pamundur që t’i dalë për zot baltës apo kodrës.

Bashkia hartoi një projekt për rehabilitimin e Kodrës së Currilave, por projekti kushtonte shumë shtrenjtë, rreth 30 euro për metër katror, duke e bërë të pamundur financimin e saj. Kodra mijëra metra katrorë dhe financimi është i pamundur nga pushteti lokal.