Më në fund Aida e Armendi shfaqen publikisht! Ja kush i 'nxori në pah'

Aida Baraku ka kohë që nuk është shfaqur publikisht, në asnjë intervistë, me asnjë këngë dhe me asgjë që atë e qet para kamerave dhe publikut, shkruan “Kosovarja”.

Ajo qe shumë vite ka punuar në heshtje, por që puna e saj ka bërë shumë “zhurmë”. Tekstet e saj dhe muzika e bashkëshortit të saj Armend Rexhepagiqit, kanë marr shumë çmime dhe vlerësime të mëdha. Ani pse Aida nuk është shfaqur asnjëherë duke ua lënë meritat këngëtarëve që kanë fituar çmime me tekstet e saj.

E në anën tjetër edhe Armend Rexhepagiqi ka kohë që nuk ka sjell këngë të reja, vitin që lamë pas ai ishte në një intervistë televizive ku premtoi se së shpejti do të rikthehej me këngë të reja, por që deri më tani nuk ka lansuar asnjë këngë. Fansat e tij po e presin rikthimin e Armendit e aq më shumë të Aidës e cila po i mungon botës televizive me paraqitjet e saj. Sic e cekëm edhe më lart Aida nuk ka ndaluar së punuari, por që tërë punën e saj e ka bërë në heshtje dhe prapa kamerave. Së fundmi ajo dhe Armendi kanë punuar këngën më të re të Loreta Kaçka – Lorit, e kjo e fundit me këtë rast edhe ka bërë disa foto ekskluzive me Aidën dhe Armendin dhe me Darko Dimitrov, duke treguar se kënga e saj më e re është punuar dhe pritët të publikohet së shpejti. E fotot që do ua sjellim që t’i shihni edhe ju, Lori i ka shoqëruar me këto fjalë: “Me ne fund – foto me bashkepunetoret e mi shumevjecar Aiden, Armendin dhe darkodimitrov. Jam shuuume e lumtur – me duket se kenga ” Nje takim” te cilen e punuam keto dite do te jete balada me e bukur e karrieres sime gjer sot.”.

Të jenë këto foto një sinjal për rikthimin në publik të Aidës dhe Armendit? Kështu mund të kuptohet ngase ata deri më sot, nuk kanë preferuar as foto të publikojnë nëpër rrjetet sociale. Si do që të jetë, një gjë është e sigurt, Aidën dhe Armendin i presin publiku me padurim që të rikthehen sërish në skenë.