FOTO/ 20 vjeçarja i nxjerr sytë vetes, arsyeja shokuese...

Nën efektin e drogave të rënda, një vajzë 20-vjeçare me emrin Kaylee Muthart, nga Anderson, në Karolinën e Jugut, i nxori sytë vetes, para një kishe.

Ngjarja horror e cila shokoi gjithë komunitetin ndodhi më 6 shkurt, por ishte nëna e vajzës apo që dha lajmin rreth dy javë më vonë, duke paralajmëruar të rinjtë mbi rrezikun e lëndëve narkotike.

Familja ka nisur një fushatë për mbledhje fondesh, për t’i dhuruar 20-vjeçares një qen guidë.

Ishin besimtarët e kishës ata që i erdhën të parët në ndihmë vajzës, pasi dëgjuan ulërimat e dhimbjes, pasi nxori njërin sy.

Në gjendje halucinacioni ajo nxori dhe syrin tjetër, duke mos i lënë të pranishmit që ti afrohen.

Nëna e saj tregoi për mediat vendase se e bija ishte përdoruese e rregullt e metanfetaminës, prej së paku gjashtë muajsh. Tashmë Kaylee ka mbetur e verbër dhe do të nisë një periudhë rehabilitimi.