Ngrohja globale kërcënon edhe pingunin mbret

Rreth 70 për qind e numrit të përgjithshëm të pinguinëve mbretër do të detyrohen të kërkojë vendbanim të ri, në të kundërtën do të vdesin deri në fund të këtij shekulli, nëse vazhdon emetimi i gazrave serrë, tregojnë studimet e reja të publikuara të hënën.

Hulumtimi është publikuar në revistën "Nature Climate Change", ndërkaq shkencëtarët paralajmërojnë për rrezikun me të cilin përballen pinguinët mbretër në qoftë se nuk merren disa hapa për parandalimin e ndryshimeve klimatike.

Pinguinët mbretër, lloji i dytë më i madh i pinguinëve, kryesisht jetojnë në ishujt sub-antarktik, transmeton Anadolu Agency (AA

Ngrohja globale jo vetëm që ngushton habitatin e pinguinëve mbretër, por gjithashtu ndikon në reduktimin e kolonive.

Nëse rritet temperatura e ujit në zonën ku jetojnë pinguinët, peshqit, ushqimi i tyre i preferuar, do të shkojë në ujërat më të ftohta.

Shkencëtarët paralajmërojnë se pinguinët janë të detyruar të bëjnë vezët larg nga zonat ku gjenë ushqimet. Kur peshqit shkojnë nga këto ishuj ku ndodhen pinguinët, më të moshuarit e tyre detyrohen të notojnë më larg dhe më gjatë t'i lënë këlyshët e tyre të presin për ushqim.

Rezultatet e këtij studimi tregojnë se shumica e kolonive mund të përballen me rënie të popullsisë, pasi të rinjtë do të pësojnë nga uria duke pritur që prindërit e tyre t'u japin ushqim.

"Hulumtimi ynë tregon se rreth 70 për qind e pinguinëve mbretër, për shkak të emetimeve të gazeve serë, deri në fund të këtij shekulli, do të ndryshojnë habitatin ose do të zhduken", paralajmëroi Celine Le Bohec, shkencëtare në Universitetin e Strasburgut.

Pinguinët mbretër janë vetëm një nga disa lloje të rrezikuara të pinguniëve në Antarktidë. Studimet e mëhershme kanë treguar se ngrohja globale po kërcënon pinguinët mbretër, adelike dhe pinguinët "kurorë".