Rama, i hidhëruar për ndarjen nga jeta të Gëzim Qendros: Studiues i zoti dhe njeri i rrallë

Kryeministri Edi Rama ka shprehur publikisht dhimbjen e tij për ndarjen nga jeta të Gëzim Qendros, një figure të nderuar të botës së artit.

"Hidhërim për ndarjen nga jeta të Gëzim Qendros,- shkruan Rama, -  një mik i mirë, fjalëpakë e punëshumë, studiues i zoti i artit e njeri i rrallë, që nuk i’a doli dot mbi sëmundjen e rëndë, por la pas kujtimin e bukur të kulturës e të fisnikërisë së tij të posaçme.

Lamtumire o mik!" përfundon mesazhi i Kryeministrit.