FOTO/ Cozman prezanton prindërit

Reperi Cozman është në mesin e emrave më të dashur për publikun.

Sikurse gjithë të tjerët, edhe Cozman nuk mund ta evitojë përdorimin e rrjeteve sociale, shkruan lajmi.net.

Së fundi, në Instagram ai postoi një fotografi në të cilën u shfaq bashkë me nënën dhe babain e tij, duke shijuar borën që po binte në qytet.

Që të tre dukeshin të lumtur në këtë imazh, derisa reperi duket se është kopje e nënës së tij, kurse babai ishte person më serioz.

“Pronto” quhet projekti i fundit të cilin reperi e solli në bashkëpunim me Onatin dhe Agon Amigën.