FOTO/ Luhet në -8 gradë, lojtarët gjejnë zgjidhje origjinale kundër të ftohtit

I ftohti i këtyre diteve po vë në provë të gjithë Europën. Për shkak të erërave të ftohta që vijnë të Lindjes temperaturat kanë rënë në -8 gradë në Rumani.

Pavarësisht këtyre temperaturave kampionati rumun është zhvilluar rregullisht dhe Steaua e Bukureshtit ka pritur në shtëpi ekipin e Sepsi-t, klub që luan për herë të parë në historinë e tij në kategorinë kryesore.

Siç ka bërë të ditur “The Sun”, miqtë nuk ishin të përgatitur për temperaturat e ulëta të Bukureshtit, por lojtarët kanë arritur të gjejnë një zgjidhje gjeniale për t’u përballur me të ftohtin: kanë përdorur çorapet në vend të mëngëve.

Ata kanë prerë çorapet rezervë dhe i kanë përdorur për të mbuluar krahët. Kjo ide i ka ndihmuar për të luftuar të ftohtin, por jo për të fituar ndeshjen, që është mbyllur 2-0 për vendasit.