Berisha publikon pamje tronditëse: Ja kujt i ndërpret ndihmën ekonomike Edvin Kristaq Rama!

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar pamjet tronditëse të jetës së rëndë të të dy moshuarve në Maqellarë për të zbardhur të vërtetën e asaj që qeveria nuk e pranon, por e ka urdhëruar kohët e fundit dhe po zbatohet: shkurtimin drastik të ndihmës ekonomike për mijëra familje në skamje.

"Ja kujt i ndërpret ndihmën ekonomike Edvin Kristaq Rama! - shkruan Berisha. - Miq, ju ftoj të ndiqni këtë video, ndër më tronditëset e mjerimit ekstrem të familjes së Zilije Gjonit, Maqellarë!"