FOTO/ Bashkëshortes së Lorik Canës ka nisur t’i mungojë shtëpia në Itali

Monica duket se po e shijon jetën në Tiranë me familjen e saj, Lorikun dhe të birin Boiken. Ajo madje ka krijuar edhe shoqëri me disa nga vajzat e njohura të jetës publike në Shqipëri, ka restorantet, qendrat estetike dhe vendet e preferuara për të vizituara që i poston vazhdimisht në Instagram…

Megjithatë edhe asaj i mungon Italia, Roma, shtëpia. Kryeqyteti italian është zgjuar i zbardhur nga bora sot dhe mamaja e Monica-s, ka realizuar këtë foto …që e ka përmalluar Monica-n.

Ajo e ka postuar foton në Instagram duke shkruar që i mungon shtëpia dhe qyteti i saj, aq më tepër që sot është zgjuar me këtë pamje…, por ndoshta shumë shpejt do e shohë dhe në Tiranë, nëse parashikimet vërtetohen!