Një ditë pas vizitës së Ramës në Berat, ja çfarë i ndodh 15 punonjësve të spitalit...

Një ditë pas vizitës së kryeministrit Edi Rama në Berat dhe zonat përreth tij, kjo vizitë dha frytet e saj të para.

15 punonjës të spitalit të Skraparit janë hequr nga puna pa asnjë arsye para se kryeministri Rama të mbërrinte në Tiranë. Gjatë takimeve që Rama zhvilloi në këtë zonë u shpreh se askush nuk do të hiqej nga puna, sidomos për arsye politike.

Të larguarit janë kryesisht pastrues, magazinier dhe shofer ammbulance.

Me paraqitjen e tyre në punë mëngjesin e sotëm, janë në vënë në dijeni nga drejtori i spitalit se ata ishin larguar nga puna, por pa iu dhënë ndonjë arsye.

Të gjithë personat e hequr nga puna kanë dhënë kontributin e tyre në këtë institucion prej jo më pak se 13 vitesh.

Drejtori i ri i spitalit është emëruar vetëm një muaj para.