VIDEO/ Berisha: Londra gajaset e përqesh piktorin dështak, jo për atletet por për mufkat...

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka reaguar përmes një komenti në rrjetet sociale në lidhje me deklaratat e Kryeministrit Edi Rama në samitin e Londrës. Berisha shkruan se Londra u gajas dhe përqeshi piktorin dështak, kësaj rradhe jo për atletet e kuqe po për mufkat jeshile që lëshon.

Postimi i ish-Kryeministrit Sali Berisha

Londra gajaset dhe përqesh piktorin dështak!

Kësaj rradhe jo për atletet e kuqe por për mufkat jeshile që lëshon!

Salla shpërthen në të qeshura kur ai deklaron në forumin e liderëve të Ballkanit Perëndimor se 25 % e turistëve kthehen, nuk vijnë në Shqipëri se nuk kanë ku të flene! Ndiqni videon dhe lexoni shënimin e gazetarit. sb

VIDEO/ Rama flet për arritjet e Shqipërisë në Londër, salla plas me të qeshura

16:15, 26/02/2018

Kryeministri ynë shkaktoi të qeshura në sallë, teksa i quajti biznesmenët në Londër depresivë. Ai ndodhet në një samit të kryeministrave të Ballkanit Perëndimor në selinë e BERZH-it në Londër.

“Po shoh gjithmonë e më tepër investues të depresionuar në Londër, kështu që mendoj se Ballkani është destinacion i rëndësishëm për ta provuar e për të ngritur moralin”, tha Rama, i cili shkaktoi dhe të qeshura në sallë. “Më pëlqeni zoti Rama, se jeni gjithmonë provokator”, iu përgjigj moderatori.

Gjatë fjalës së tij Rama tha se “Kemi optimizëm të arsyeshëm se ka burime të reja të mëdha të naftës dhe gazit në Shqipëri dhe rajon. Sidoqoftë do të doja të theksoja turizmin si fokusin kryesor së paku për 10 vitet në vijim, sepse ka një kërkesë të madhe dhe që po rritet shumë. Operatorët tanë turistikë janë të detyruar të kthejnë mbrapsht 25% të kërkesës për shkak të mungesës së infrastrukturës sonë pritëse dhe pse shifrat janë rritur në mënyrë të ndjeshme”.