Me 80 mijë euro të padeklaruara drejt Shqipërisë

Rreth 80 mijë euro të padeklaruara, që u përkisnin katër personave që do udhëtonin nga Bari në Shqipëri janë pikasur nga autoritet italiane në doganën e Barit.

Paratë e padeklaruara në doganë u gjetën gjatë kontrollit të zyrtarëve të doganës së Barit në bashkëpunim me Guardia di Finanza-n, raportojnë mediat lokale.

Katër personat, siç i lejon edhe ligji italian, kanë paguar një gjobë monetare për vijuar më pas udhëtimin drejt Shqipërisë, bashkë me eurot e mbetura.