Hoteli i preferuar i Jennifer Lopez në Dubai kushton sa ‘qimet e kokës’

Jennifer Lopez e ka treguar shpesh se ka preferenca mjaft të shtrenjta.

Këngëtarja me famë botërore, sa herë ndodhet në Dubai preferon të qëndrojë në një hotel superluksoz.

Hoteli mban emrin ‘palazo Versace Dubai’ dhe ka një stil krejtësisht të vjetër italian, ku sigurisht mbizotëron luksi. Me 215 dhoma dhe suita hotelesh, 169 shtëpi banimi, kopshte gjigante, 8 restorante, bare, tarracë freskuese etj..

Një natë në këtë hotel kushton 15 mijë euro dhe herën e fundit Lopez ka qenë atje me partnerin aktual Alex Rodriguez.

Suita ku Lopez qëndron zakonisht është dy katëshe dhe ka dy ashensorë dhe një kuzhinier personal. Çmimet në këtë hotel shkojnë mbi 15 mijë euro nata.