Familjarët gjejnë 58-vjeçarin të vdekur në banesë

Një banor i Durrësit u gjet pa shenje jete në banesën e tij. Pasi u transportua në urgjencë, rezultoi se vdekja e 58-vjeçarit A.P. kishte ardhur për shkaqe natyrale.

Policia bën me dije se ngjarja është shënuar ditën e diel më 25 shkurt në lagjen nr.7.

 “Më datë 25.02.2018, në lagjen nr. 7, në banesë, është gjetur i vdekur shtetasi A.P, vjeç 58. Nga veprimet e kryera rezulton se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.

Materialet u  kaluan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për vlerësim”, thuhet në njoftimin e policisë.