VIDEO/ Zbardhen pamjet, ja si u arrestuan dy autorët e vrasjes së biznesmenit Begalla

Këto janë pamjet e arrestimit të dy personave të dyshuar si autorë të vrasjes së biznesmenit Memli Begallaj, pak ditë më parë në zonën e ish-bllokut në Tiranë.

Denis (Alban) Demiri dhe Ardian Serezi janë dy vrasësit e dyshuar të biznesmenit Memli Begalla, që u ekzekutua më 14 Shkurt në Tiranë, poshtë pallatit ku banonte.

Në rolin e ekzekutorit direkt ka qenë 43-vjeçari Denis Demiri (personi që shikoni në foto), person me precedent të mëparshëm penal. Në vitin 2012 ai u arrestua nga Policia e Tiranës pasi dyshohet se po përgatiste vrasjen e një personi me të cilin kishte konflikt.