Anxhela Peristeri, tregon se si e do bashkëshortin ideal

Fituesja e çmimit të parë të festivalit “Kënga Magjike 2017”, ishte e ftuar sot në “Xing me Ermalin” në TvKlan. Në një profil krejt ndryshe nga sa ishim mësuar deri më sot, këngëtarja Anxhela Peristeri zbuloi disa detaje mbi jetën e saj private, për të cilën shpesh është treguar e rezervuar.

Pyetjes së moderatorit Mamaqi, se a ishte në një lidhje dashurie, këngëtarja ju përgjigj me shaka që për herë të parë dhe ekskluzivisht për mediat shqiptare po bënte publik faktin që ajo ishte e dashuruar…por me George Clooney!

Por, me insistimin e Ermalit për të marrë një përgjigje ndoshta më direkte nga e ftuara e mbrëmjes së sotme, Anxhela u përgjigj se do të donte që bashkëshorti i ardhshëm i saj të ishte si Ermal Mamaqi, me gjithë karakteristikat e tij si mashkull. Me sa duket një deklaratë e tillë e ka gjetur të pa përgatitur vet prezantuesin, i cili nuk e ka fshehur habinë, edhe pse ndoshta e ka konsideruar me shaka këtë përgjigje, sërish i ka pëlqyer si gjetje nga ana e Anxhela Peristerit.

Ne nuk e dimë nëse këngëtarja e kishte seriozisht apo jo këtë përcaktim! I mbetet asaj të flas më shumë…