Kosova pajis me pasaporta diplomatike familjet e krerëve të shtetit

Më 20 shkurt Qeveria e Republikës së Kosovës ka marrë vendim që t’i pajisë me pasaporta diplomatike edhe familjarët e krerëve të shtetit.

Në vendimin e Qeverisë thuhet se me pasaporta diplomatike do të pajisen bashkëshorti/ja dhe fëmijët deri në moshën 18 vjeçare të presidentit, tkryeparlamentarit, kryeministrit, ministrit të Jashtëm, si dhe ministrit të Brendshëm, shkruan Koha.net. “Pasaporta diplomatike i lëshohet edhe bashkëshortit/es dhe fëmijëve deri në moshën 18 vjeçare të: Presidentit të Republikës së Kosovës, kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kryeministrit, ministrit të Punëve të Jashtme, dhe ministrit të Punëve të Brendshme”, thuhet në vendimin e Qeverisë.