Juncker i shuan entuziazmin Ramës: Nuk kemi datë për hapjen e negociatave

Presidenti i Komisionit Europian, Jean Claude Juncker, pas takimit me kryeministrin Edi Rama, tha se nuk ka ardhur në Tiranë,për të dhënë datë për çeljen e negociatave, por për të inkurajuar Shqipërinë në rrugën e Reformave.

Ai tha se çdo gjë varet në dorë të Shqipërisë, për përparimin në rrugën e saj drejt integrimit, ndërsa KE vetëm do ta inkurajojë.

‘Kam ardhur në Tiranë për ti shpëtuar klimës së Brukselit, por po gjej klimën e Brukselit në Tiranë. Jam i lumtur së bashku me Hahn në Tiranë. Këtu filluam etapën tonë të parë. Shqipëria për mua nuk ka asgjë të habitshme, e njoh nga larg por jo mjaftueshëm, por mund të jap një gjykim paraprirës se çfarë e bën forcën e këtij vendi. Kur kam ardhur për herë të parë në Tiranë, kryeministri ishte kryebashkiak i Tiranës, dhe dëgjova rezervat që të tjerët kishin për ne. Për ne Shqipëria dhe rajoni kanë një prespektivë europiane, sepse Shqipëria është një vend evropian, sepse jemi ndarë nga historia. Për bëhet fjalë për ta rishikuar Shqipërinë nëpërmjet pajtimit. Shqipëria nuk pushon së akumuluari progresit të cilat janë mbresëlënëse, dhe do të jenë akoma më mirë nëse vazhdojë në këtë rrugë reformash.

Nuk kam ardhur në Tiranë për të bërë premtime bosh. Unë vetëm mund tu inkurajoj që të vazhdoni reformat në luftën kundër krimit, vettingut, organizimit të gjykatave. Ne do të jemi në krah të Shqipërisë për të përgatitur anëtarësimin. Na duhet që të gjitha problemet për vendet e Ballkanit të jenë të zgjidhura. Dal nga takimi me kryeministrin se vendi është në gjirin e BE-së, ju flm’, u shpreh Juncker.