Shpërthen dhuna në PAOK-Olympiakos, tifozët nga tribuna godasin futbollistin. Më pas...

Rikthehet dhuna në kampionatin grek të futbollit.

Nga informacionet e para thuhet se përpara nisjes së takimit mes PAOK-ut të Selanikut dhe Olympiakos, një nga lojtarët e Olympiakos është goditur nga një objekt i hedhur nga tribunat.

Ekipi i Lucescut qëndroi në fushë për disa minuta, pastaj u tërhoq në dhomën e zhveshjes dhe ndeshja është shtyrë.