FOTO/ Doni një trup si i saji? Mësoni sekretet

Çdo ditë, qindra dieta të reja dhe programe stërvitore që heqin kilogramët e tepërt “mbijnë” në internet.

Edhe pse disa prej tyre janë efektive, një mbidozë informimi e bën të vështirë përzgjedhjen për ata që duan të dobësohen.

Për të ndihmuar këta persona, një trajnere personale australiane ka dhënë disa këshilla, falë të cilave ajo ka një trup si ai që shikoni në foto.

Camilla Akerberg ka zbuluar për femrat se çfarë duhet të dinë mbi dietën, stërvitjen dhe ndërtimin e muskujve:

- Nuk duhet të bëni kardio intensive 5 herë në javë për të humbur peshë dhe për t'u tonifikuar;

-Punoni me pesha;

-Mos bëni vetëm kardio;

-Dieta është çelësi i formës trupore;

-Mos eliminoni krejtësisht sheqernat nga dieta juaj;

-Dieta duhet të jetë e balancuar;

-Duhet të konsumoni yndyrnat e shëndetshme dhe proteinat;

-Mos u stërmundoni me ushtrime barku nëse konsumoni shumë kalori;

-Muskujt e barkut shfaqen vetëm nëse konsumoni më pak kalori se ajo që harxhoni gjatë ditës;

-Nuk duhet të bëni 100 "squat" për të pasme perfekte;

-Përzieni ushtrimet që formojnë pjesën e pasme.