Sot borë dhe në Tiranë! Ja zonat e tjera që do zbardhen...

Mbrëmja e sotme dhe kryesisht mesnata, sipas Meteoalb, sjell dëbore në 90% të territorit shqiptar.

“Meteoalb” ka publikuar hartën e reshjeve të dëborës që pritet të bjerë orët e vona të kësaj të diele. Sipas hartës, dëborë priten të ketë edhe në kryeqytet.