VIDEO/ Basha: Shikojeni, ky është realiteti ‘Pa Bukë', jo mashtrimet e Ramës

"Shikojeni kronikën më poshtë. Kësaj familjeje i kanë hequr ndihmën ekonomike sepse kryefamiljari ka qënë 2 muaj i punësuar. Meqë ka punuar 2 muaj, e kanë penalizuar 6 muaj nga ndihma. Prej muajsh i papunë, kryefamiljari do që të punojë, por punë nuk ka e nuk gjen. Edhe pse pa punë, Rama e ndëshkon pse ka punuar 2 muaj. 

Pune nuk ka. Dhe nuk ka njeri ta besojë se këto familje zgjedhin 50 mijë lekë ndihmë para nje rroge.

Jo mashtrimet e Ramës, por ky është realiteti i mbi 20 mijë familjeve që iu është hequr pa asnjë shpjegim, buka e fëmijëve."

Marrë nga mesazhi në Fb i kryetarit të opozitës, Lulzim Basha.