Deputeti i PD i përplas fotot, Ramës: Je duke e kthyer Gjirokastrën në geto!

Z. Kryeministër, ju jo vetëm po e diskriminoni qarkun e Gjirokastrës, por dhe po e izoloni atë!

Po publikoj disa foto dramatike të gjendjes së sotme të rrugës nacionale Përmet-Tre Urat, rrugë që e lidh me Greqinë dhe me qarkun e Korçës.

Kam publikuar disa herë për gjendjen e rëndë infrastrukturale në atë qark, edhe për këtë rrugë shumë të rëndësishme, jo vetëm për komunikimin e qytetarëve, por dhe për zhvillimin e turizmit, ekonomisë, aktiviteteve etj.

Kam tërhequr vëmendjen për gjendjen e degraduar të këtij aksi të jugut...Asgje! Dhe tashti po ndodh çfarë ishte parashikuar: ajo rrugë po mbyllet krejtësisht. Aktualisht në pjesë të saj mund të lëvizin vetëm automjete të vogla, vetëm në një korsi dhe këto duke u rrezikuar. Për autobuza, turistë e mallra as qe behet me fjale, e pamundur!

Z. Kryeminister, ne 4,5 vite te qeverisjes suaj, ju nuk keni bere asnje investim ne infrastrukturen e atij qarku. Rruga Kardhiq-Delvine nuk ka avancuar as dhe nje meter, boshti i jugut eshte harruar krejt, ne nivel rural nuk ka asgje...etj!! Me tej aeroporti i Gjirokastres....?! Ato qe ekzistonin: rruget, urat, veprat muzeale, energjia, ndertesat..bizneset etj, vecse po shkaterrohen, se bashku me mijrat e banoreve qe po largohen.

Z. Kryeminister, keshtu si po veproni ju po e ktheni ate qark simbol vlerash e historie, veçse ne nje “geto” varferie, papunesie, deshperimi e braktisje!