FOTO/ Vdes ylli i Bollywood-it

Ylli i Bollywood, Sridevi Kapoor, ka vdekur nga një atak në zemër, njoftoi  familja e saj. Ajo ishte 54 vjeç, njofton sot BBC, citon Syri.net.

Aktorja e njohur thjesht si Sridevi ndërroi jetë në Dubai, teksa ishte në një dasëm.

Gjatë pesë dekadave, luajti në më shumë se 150 filma, duke përshirë edhe ata klasisë, si Mr.India, Chandi, ChaalBaaz dhe Sadma.

Ajo u konsiderua si një nga të paktat yjefemra të Indisë që pati sukses pa mbështetjen e një heroi mashkull.

Prej moshës katër vjeçe, ajo ka punuar për filmat në disa gjuhë./SYRI.NET