FOTO/ E pyesin me sa veta ke bërë seks, Devis Xherahu jep përgjigjen epike...

Pak kohë më parë Anxhela Peristeri dha një deklaratë që u komentua shumë. “Duhet të kalosh në shumë krevate që të bëhesh e famshme në Greqi”, u shpreh këngëtarja shqiptare. Nisur nga kjo, Ermal Mamaqi teksa kishte të ftuar Anxhela Peristerin sot në emision, i tha se njeh dikë që është bërë i famshëm në Greqi.

 “Domethënë Devis Xherahu i paska marrë me radhë krevatet”, tha Ermali, duke i bërë të gjithë të qeshin. Pas kësaj moderatori mori në telefon Devisin për ta pyetur.

 “Si je bërë i famshëm ti atje? A ke kaluar krevat më krevat?”, e pyeti Ermali ndërsa Devisi dha një përgjigje epike, që i shkriu të gjithë.

 “Sot njerëzit s’kanë nevojë për krevate, se mbarojnë punë në këmbë”, tha këngëtari.