Shkencëtarët mendojnë se ‘universit mund ti ketë ndodhur diçka e papritshme’, ose ….

Astronomët që përdorin teleskopin Nasa-Humble kanë bërë matje të sakta të madhësisë së zgjerimit të Universit.

Vlerësimet e fundit janë bërë afërsisht 100 vjet pas matjeve të para të kryera për matjen e zgjerimit të Universit.

Këto matje i “kanë detyruar shkencëtarët” të mendojnë se “diçka e papritshme” mund të ketë ndodhur në Univers.

Shkencëtarët kanë gjetur se shpejtësia e zgjerimit të Universit është rritur. Rezultatet e reja konfirmojnë një ndryshim të rritjes së shpejtësisë së zgjerimit që tregon se tani Universi po zgjerohet më shpejt se më parë.

Shkencëtarët nuk arrijnë ta shpjegojnë dot këtë divergjencë me teoritë ekzistuese të fizikës dhe mendojnë se duhet ndoshta një “fizikë e re” për të shpjeguar këtë divergjencë.

“Komuniteti i shkencëtarve të hapsirës janë realisht të angazhuar për të kuptuar këtë divergjencë” ka deklaruar në një njoftim për shtyp fituesi i çmimit Nobel Adam Riess, i cili kryen kërkime shkencore në Institutin e Shkencave të Teleskopisë Hapësinore (STScI) dhe në Universitetin Johns Hopkins.

http://en.brinkwire.com/

Syri.net/ 24 shkurt 2018