Dikur Miss Bjeshka, sot në krah të Ermal Mamaqit /FOTO-VIDEO

Emisioni “Xing me Ermalin” ka nisur mbrëmjen e sotme me një ndryshim në staf.

Moderatori i njohur Ermal Mamaqi ka prezantuar si hyrje të re në emision një këngëtare të re që i është bashkuar stafit.

Ajo quhet Olimpia Smajlajn dhe veç këngëtare ajo dy vite më parë është shpallur Miss Bjeshka.

“Na ka ardhur një hyrje e re në ekip. Ajo e ka emrin Olimpia, por unë i them Olimbi.  Olimpia do rrijë me ne ca kohë, është kohë e papërcaktuar se varet si shkojnë çështjet e partive që ndërrohen”,-u shpreh moderatori në emision.