", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "", "width": , "height": } }

VIDEO/ Skandal në autobus! Faturino i hakërrehet pasagjere: Mos më filmo se të q* robt ...

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur sot në një autobus të linjës Tiranë-Elbasan. Udhëtarët e autobusit janë përplasur me faturinon, pasi autobusi nuk ka ndaluar vendin e zakonshëm në fund të udhëtimit, por i ka çuar ata në një vend më të largët.

Nga kjo situatë, qytetarët e ndodhur në autobus kanë reaguar menjëherë, dhe situata është tensionuar. Ndërkohë, njëri prej pasagjerëve, një vajzë, ka nxjerrë celularin dhe ka filluar të filmojë, me qëllim denoncimin e rastit, por reagimi i faturinos ka qenë i ashpër.

Ai është nxehur duke sharë e kërcënuar vajzën që po e filmonte, gjë që duket në filmimin e publikuar nga “joq”.

Në një moment ai dëgjohet t’i thotë:

“Ta thyej telefonin pas kokës unë, more vesh?! Të q** robt”.

Vajza shkruan për JOQ:

“Autobusi ka bërë linjën Tiranë-Elbasan dhe nuk ka faturuar asnjë. Mesa duket ata bëjnë linja në të zezë dhe lekët i ndan shoferi me fatorinon.

Nuk na dhanë asnjërit faturë dhe për më tepër nuk ndaluan ne stacionin e linjës ku zbresin qytetaret, por diku tjetër që të mos t’i shihnin. Nuk na ndryshuan biletën vetëm se binte shumë në sy”.