E dini se ‘Si ta quaj këtë dashuri’ përfundoi për shkak të Arnavit. Ja arsyeja e vërtetë...!

Aktori Barun Sobti u bë i famshëm në Shqipëri e Europë me rolin e tij si “Arnav” në serialin “Si ta quaj këtë dashuri” i cili përfundoi këtë javë.

Por e dinit se shkak i përfundimit të serialit ishte pikërisht ai? Në vitin 2012 Barun Sobti pati probleme shëndetësore dhe dha dorëheqjen nga seriali.

Regjisori mendoi ta zëvendësonte me ndonjë aktor tjetër të famshëm, por fansat kërkuan që seriali më mirë të mbyllej me një fund të lumtur të Arnavit dhe Kushit sesa të vazhdonte pa Barun Sobti.

Seriali përfundoi në 30 nëntor 2012 me një shikueshmëri të madhe. Sanaya Irani dhe Barun Sobti fituan disa çmime një ndër to “Çifti më i mirë në serial”.