Starova ‘shpërthen’ pas ndeshjes: Ja fajtori i humbjes së Partizanit

Pa humbjes 1-0 ndaj Skënderbeut, trajneri i Partizanit, Sulejman Starova theksoi se skuadra e tij bëri një lojë të mirë dhe në fund mori një rezultat që sipas tij nuk e meritonte.

Në një prononcim pas ndeshjes për Supersport, Starova theksoi se një ndër fajtorët e humbjes së Partizanit janë gjyqtarët të cilët sipas tij gabuan shumë.

Mendon qe iu penalizoi mos pasja e një sulmuesi?

Na penalizoi ajo që ka të bëjë me lojën e futbollit. Bëmë një ndeshje të shkëlqyer e dominuam takimin, por nuk arritëm ta fitonim. Për këtë na vjen keq. Ndikon edhe ana shpirtërore e skuadrës, për shkak edhe të faktorit të jashtëm.

Kur krijoni raste keni pësuar gol, e keni një shpjegim?

Jam dakord. Por po të bëj një krahasim me Kukësin, kjo ndeshje nuk ka krahasim. Jo më kot klubi i kontestoi gjyqtarit. Ishte një gjykim i padenjë. Skuadra jonë u mbyt me kartona. Sot nuk kishim gjyqtarët kundra. Sot bëmë një ndeshje që na takonte ta bënim. Sot u ndëshkuam nga një gabim njerëzor. Kemi dominuar takimin por nuk ia arritëm.