FOTO/ Ja aktori i njohur i ‘Si ta quaj këtë dashuri’ që do e shihni edhe në “Bixhoz me dashurinë”

Ka vetëm pak ditë që ka filluar në TV Klan seriali më i ri indian “Bixhoz me dashurinë” ku në qendër të historisë janë 3 djem, vëllezërit Omkara e Rudra dhe kushëriri i tyre Shivai.

Në këtë serial publiku po njihet me aktorë të rinj, shumë prej të cilëve janë bërë të famshëm pas këtij filmi në Indi.

Megjithatë një prej aktorëve të serialit që sapo ka mbaruar “Si ta quaj këtë dashuri” do e shihni edhe në “Bixhoz me dashurinë”.

Bëhet fjalë për Barun Sobtin i cili luante rolin kryesor, Arnav. Barun do të shfaqet në “Bixhoz me dashurinë” si një shok i Shivait.

Por kjo pjesë ndodh pas shumë serive dhe Barun do të qëndrojë shumë pak në serial./revistawho