VIDEO/Rama: Mos u qani se unë punoj me grenxa, karkaleca, miza, mushkonja...

Kryeministri Edi Rama, në vijim të agjendës në qarkun e Beratit, ka drekuar në familjen e fermerit Hekuran Çepa.

Në batuta me të pranishmit, Rama nuk ka kursyer t’i japë edhe një këshillë.

“Merr ore shembull nga unë. Sa grenxa, karkaleca, gjinkalla, miza, mushkonja,  që duroj unë, euuu..”, u shpreh Rama.

Nuk dihet nëse me këto insekte Rama etiketon edhe bashkëpunëtorët e tij.