Dëshiron fëmijë, por Kourtney Kardashian fillimisht do ngrijë vezët

Kourtney Kardashian ka vendosur të ngrijë vezët, për të pasur mundësinë që pas disa vitesh nëse dëshiron, të mbetet sërish shtatzënë.

Këtë vendim Kourtney, ia ka treguar motrës së saj, Kim-it, dhe kjo e fundit është çuditur pasi, Kourtney ka 3 fëmijë. Kim-i e ka pyetur se a është sigurt për fëmijën e katërt, por Kourtney i ka thënë se ndoshta pas disa vitesh do të dojë, dhe prandaj është më mirë që të ngrijë vezët tani.

I vetmi "problem" që mund të ketë dhe që Kimi e pyet, është me kë do e bëjë fëmijën?  Ajo përgjigjet se për momentin nuk e di, por me asnjërin nga ish-ët e saj, nuk do të donte. Familja Kardashian është plot ide...