Basha: Rama, politikan abuziv, hajdut që meriton një kryengritje qytetare...

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ka reaguar ashpër ndaj Kryeministrit Edi Rama në lidhje me skemën e ndihmës ekonomike, ndërsa i ka drejtuar një apel shqiptarëve që të mos i nënshtrohen fatit të një politikani abuziv dhe hajdut që meriton një kryengritje qytetare dhe largim të menjëhershëm.

Basha ka reaguar ndaj deklaratave të Ramës në Berat në lidhje me ndihmën ekonomike.

“5 vjet më parë ju tha më punësoni mua që t’ju punësoj. Por sot ju keni punësuar një hajdut, një parazit që ju la pa punë dhe pa ndihmë ekonomike, që varfëroi shqiptarët dhe pasuroi një grusht oligarkësh rrotull tij”, tha Basha.

Kreu demokrat e quajti një mashtrim të pafytyrë të Ramës deklaratën se shqiptarët pranojnë të marrin një 50 mijë lekësh sesa të pranojnë një punë 300 apo 400 mijë lekshe.

“Vërtet i besoni mashtrime të tilla? Pse nuk shkon Edi Rama të përballet me familjet që ka nxjerrë nga skema e ndihmës ekonomike,

Mashtrim i pafytyrë i Ramës, pse nuk shkon tyë përballet me këto familje”, tha Basha.

Në vijim ai tha se opozita nuk do ti ndahet kësaj emergjence kombëtare, do të protestojë në Parlament dhe kudo tjetër, por qytetarët duhet të marrin në dorë fatet e tyre.

“Vetëm kostot e lëvizjes së batalionit të gardës sa herë lëviz rama do të mjaftonin për të mbajtur me ndihmë ekonomike ato që ka nxjerrë nga skema e ndihmës ekonomike”, tha Basha.