FOTO/ Floriana Garo më në fund tregon qartazi barkun e rrumbullakosur

Në muajin e tetë të shtatzënisë, moderatorja e njohur Floriana Garo ka treguar më në fund qartazi barkun e rrumbullakosur. Floriana ka dhënë një intervistë për Revistën Who, dhe ka treguar gjithashtu ndjesitë e të bërit nënë.

Moderatoja duket shumë e bukur me barkun e rrumbullakosur, dhe shtatzënia i ka dhënë më shumë hijeshi.

Për Florianën ky është fëmija i saj i parë, dhe është vajzë. Lajmin për shtatzëninë Floriana ia ka dhënë fillimisht nënës së saj, dhe ajo ia ka transmetuar babait.

"Ia tregova, mamit. Ajo pastaj ia tha babit. Të dy u lumturuan shumë. Kanë dashur gjithmonë që unë të bëhesha nënë dhe të kisha një familje timen. Ata më kanë mësuar që fëmijët janë boshti dhe kuptimi i jetës",-ka treguar Floriana.

Ajo është shprehur gjithashtu se në fillim të shtatzënisë, nuk ka pranuar të tregojë pasi është natyrë supersticioze. Ajo nuk na ka zbuluar ende emrin e vajzës, po teksa presim lindjen e saj, shijojmë foton e moderatores në muajin e tetë të shtatzënisë.