VIDEO/ Aksident i tmerrshëm në Durrës, 2 të vdekur dhe 2 të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Durrës mëngjesin e sotshëm afër Malit të Robit. Dyshohet se ka dy të vdekur dhe dy të plagosur.

Një fëmijë 8 vjeç është dërguar në gjendje të rëndë në spital.

Makina ka dalë nga rruga dhe ka plagosur kalimtarët.

Shkaqet e aksidentit ende nuk dihen.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes.