Kasaforta e farërave nëse bota merr fund, Norvegjia investon 13 milionë USD të tjerë

Norvegjia do të investojë rreth 13 milionë dollarë të tjerë për ta pasuruar kasafortën Svalbard të Farërave Botërore, pas mbi 10 vitesh operimi.

Masat janë pjesë e një plani afatgjatë për të rritur shanset dhe për të zgjatur jetëgjatësinë e kasafortës së farave. Kjo magazinë gjigande, e quajtur gjithashtu kasaforta e fundit të botës, e cila mban fara nga e gjithë bota në mënyrë që të sigurojë ruajtjen dhe të mbrojë materialin gjenetik të rëndësishëm për ushqimin dhe agrikulturën.

“Përmirësimet do të sigurojnë që Kasaforta Svarlbard e Farave Botërore të mund të vazhdojë t’u ofrojë bankave gjenetike të botës një hapësirë të sigurt ruajtjeje në të ardhmen. Është një detyrë e madhe dhe me rëndësi të ruash të gjithë këtë material gjenetik që është thelbësor për sigurinë botërore të ushqimeve”, tha Ministri Norvegjez i Agrikulturës dhe Ushqimit, Jon Georg Dale, citon scan.tv.

Magazina ndodhet e futur 100 metra në brendësi në një mali në një ishull të izoluar të arkipelagut Svalbard, i cili ndodhet midis Norvegjisë dhe Polit të Veriut. Kasaforta gjendet gjithashtu shumë mbi nivelin e deti, ç'ka e mbron nga skenarët e përmbytjes nga oqeanet.

Farat ruhen edhe përmes ngrirjes natyrale që shkaktojnë temperaturat e ambientit. Zona është e qëndrueshme gjeologjikisht dhe nivelet e lagështirës janë të ulëta.