Braktisja nga Jenner i kushton Snapchatit 1.3 miliard dollarë
Ylli televiziv Kylie Jenner i ka kushtuar me 1.3 miliard dollarë në vlerën e aksioneve të kompanisë Snap, pasi ka njoftuar se më nuk e përdor rrjetin social Snapchat.
“A ka njerëz të tjerë që më s’e hapin Snapchatin? Apo jam vetëm unë… është shumë e pikëllueshme”, ka shkruar ajo në një postim në Twitter, transmeton Albinfo.ch.
Menjëherë pas këtij postimi Snapchati pësoi rënie të vlerës së aksioneve.
Ankesa e Jennerit erdhi pas rimodelimit të rrjetit social. Më shumë se një milion njerëz kanë nënshkruar peticionin për kthimin e vjetër të dizajinit, për shkak se nuk e pëlqejnë versionin e ri.