Ky shtet ofron operacion plastik të gjoksit falas

Shteti jugor indian iTamil Nadu tani do të ofrojë kirurgji kozmetike të lirë, duke përfshirë implantet e gjirit, operacionet e buzëve të çara dhe transplantet e dorës për të varfrit, njoftuan autoritetet të mërkurën.

"Ne kemi bërë operacione për të rindërtuar gjinjtë, pjesërisht ose tërësisht për viktimat e kancerit", tha kreu i kirurgjisë plastike Dr V Ramadevi, siç citohet nga Times of India. "Tani ne planifikojmë të bëjmë operacione për ata që duan t'i rrisin ose reduktojnë gjoksin. Madje, si kirurg plastik, nuk i gjykoj femrat kur kërkojnë kirurgji.

Financimi për operacionet kozmetike fillimisht do të nxirret nga departamenti i shëndetësisë, por zyrtarët kërkojnë financim shtesë nga ofruesi i sigurimeve shëndetësore të shtetit, United India. Kolegji Mjekësor Stanley i drejtuar nga qeveria në Chennai do të merret me të gjitha operacionet kozmetike të financuara nga tatimpaguesit.

"Ka një përfitim psikologjik. Shumë vajza që kanë gjinjtë më të mëdhenj nuk duan të dalin. Nuk ka arsye pse kjo kirurgji duhet të kufizohet për të varfrit", shtoi Ramadevi, sipas The Guardian. Procedura gjithashtu do të jetë në dispozicion për burrat.

Kirurgjia kozmetike është një industri në rritje në Indi, pasi popullsia bëhet gjithnjë e më e pasur. Më shumë se 390,000 procedura janë kryer në vitin 2010, duke u rritur në 420,000 në 2016, sipas shifrave nga Shoqata Ndërkombëtare e Kirurgjisë Plastike Estetike. 33,000 shtime të gjirit janë kryer në Indi në vitin 2016 krahasuar me 50,600 në vitin 2010.

Ndërhyrjet e diskutueshme për 'gjymtyrë' për rritjen artificiale të lartësisë së një personi janë rritur gjithashtu.